Haradinaj: Ardian Gjini është alternativa që i duhet Kosovës në këtë periudhë politike

Daut Haradinaj i ka uruar sukses Ardian Gjini, pasi ky i fundit u zyrtarizua si bartës i listës së Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Përmes një reagimi publik, Haradinaj ka vlerësuar se Gjini përfaqëson vizionin, përgjegjësinë dhe seriozitetin që, sipas tij, i nevojitet Kosovës…

Lajme

11/05/2026 19:31

Daut Haradinaj i ka uruar sukses Ardian Gjini, pasi ky i fundit u zyrtarizua si bartës i listës së Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Përmes një reagimi publik, Haradinaj ka vlerësuar se Gjini përfaqëson vizionin, përgjegjësinë dhe seriozitetin që, sipas tij, i nevojitet Kosovës në këtë periudhë politike.

Ai ka theksuar se vendi ka nevojë për lidership të qëndrueshëm dhe zhvillimor në proceset e ardhshme politike dhe institucionale.

Sipas Haradinajt, kandidimi i Gjinit paraqet një alternativë serioze për qytetarët në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 7 qershor. /Lajmi.net/