Mësimdhënësja nga Ferizaj gjen mbi 2 mijë euro dhe i dorëzon në polici

Një qytetare nga Ferizaj ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare pasi ka gjetur një portofol me para dhe e ka dorëzuar në polici. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:55, kur A. Mehmeti, 43-vjeçare dhe mësimdhënëse nga Ferizaj, ka gjetur një portofol me një shumë të konsiderueshme parash në…

Lajme

11/05/2026 18:35

Një qytetare nga Ferizaj ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare pasi ka gjetur një portofol me para dhe e ka dorëzuar në polici.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:55, kur A. Mehmeti, 43-vjeçare dhe mësimdhënëse nga Ferizaj, ka gjetur një portofol me një shumë të konsiderueshme parash në afërsi të rrugës “Agim Matoshi”.

Menjëherë pas gjetjes, ajo e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Meqenëse pronari i portofolit ende nuk ishte identifikuar, hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të verifikuar kamerat e sigurisë në zonë.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur një 22-vjeçare me inicialet L.K., nga Ferizaj, me banim të përkohshëm në Gjermani, e cila ka raportuar humbjen e portofolit.

Pas verifikimeve të kryera nga policia, pronares së ligjshme i janë kthyer portofoli dhe 2 mijë e 30 euro e 85 centë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar publikisht qytetaren për gjestin human dhe shembullor, duke vlerësuar se ky veprim forcon besimin mes qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë. /Lajmi.net/