Sokol Bashota: Kryesia e PDK-së do të vendosë për përfshirjen e Fatmir Limaj në listë
Kanë filluar të mblidhen anëtarët e Parisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e cila parashihet të nis në ora 16:00. Anëtari i kryesisë së PDK-së, Sokol Bashota zgjodhi të jetë fjalëpak kur u pyet në lidhje me mundësinë e kthimit të Fatmir Limajt në parti. Ai tha se do të diskutohet në kryesi, nëse e…
Lajme
Kanë filluar të mblidhen anëtarët e Parisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e cila parashihet të nis në ora 16:00.
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Sokol Bashota zgjodhi të jetë fjalëpak kur u pyet në lidhje me mundësinë e kthimit të Fatmir Limajt në parti.
Ai tha se do të diskutohet në kryesi, nëse e propozon këtë gjë kryetari i partisë, Bedri Hamza.
Bashota nuk u përgjigj nëse ka ndonjë qëndrim personal mbi këtë situatë.
“Tash e shohim se çka thotë kryetari i partisë, letrën që na ka shkruar, do të diskutojmë në kryesi”, tha Bashota shkurt para mediave./Lajmi.net/