KQZ: Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë
Ende asnjë prej 27 subjekteve politike që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit nuk e kanë dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se deri në orën 14:00 nuk pati asnjë listë të dorëzuar. “Deri më tani (e hënë, 11 maj 2026, ora…
Lajme
Ende asnjë prej 27 subjekteve politike që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit nuk e kanë dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se deri në orën 14:00 nuk pati asnjë listë të dorëzuar.
“Deri më tani (e hënë, 11 maj 2026, ora 14:00) asnjë nga 27 subjektet politike nuk ka dorëzuar online listën e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026”, tha ai.
Elezi njoftoi se ka përfunduar periudha për subjektet politike që ta njoftojnë KQZ-në për pjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve. Ai tha se “numri i përgjithshëm i subjekteve të mundshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur”.
Pas përmbylljes së procesit të certifikimit, KQZ pritet të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje (1 – 7 maj) janë:
Partia Socialdemokrate;
Kosovaki Nevi Romani Partia;
Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve;
Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
Srpska Lista;
Yenilikçi Türk Hareket Partisi;
Lidhja Demokratike e Kosovës;
Fjala;
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK;
Socialdemokratska Unija;
Jedinstvena Goranska Partija;
Kosova Demokratik Türk Partisi;
Nova Demokratska Stranka;
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës;
Kosovski Savez;
Partia Balliste;
Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale;
Partia Liberale Egjiptiane;
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;
Stranka Demokratske Akcije; dhe
Partia Demokratike e Kosovës.
Partitë politike që kanë njoftuar për formim të koalicionit (1 – 7 maj) janë:
Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT);
Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar); dhe
Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!).
Nisma qytetare që kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është:
Složno Pobeđujemo.
Kandidati i pavarur që ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është:
Esmir Kasi.