​Lewandowski paralajmëron largimin nga Barcelona

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka ngritur dyshime serioze mbi të ardhmen e tij në klubin katalunas, duke lënë të kuptohet se mund të largohet pas përfundimit të sezonit. Në një prononcim për mediat spanjolle, veterani polak pranoi se ende nuk ka marrë një vendim final për vazhdimin e karrierës së tij, ndërsa theksoi se…

Sport

11/05/2026 14:44

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka ngritur dyshime serioze mbi të ardhmen e tij në klubin katalunas, duke lënë të kuptohet se mund të largohet pas përfundimit të sezonit.

Në një prononcim për mediat spanjolle, veterani polak pranoi se ende nuk ka marrë një vendim final për vazhdimin e karrierës së tij, ndërsa theksoi se po pret të analizojë alternativat që mund t’i paraqiten në muajt e ardhshëm.

“Do të pres që të dalin opsione të ndryshme”, ka deklaruar Lewandowski, duke shtuar se “klubi e di se çfarë mendoj”.

Deklaratat e tij kanë shtuar spekulimet për një largim të mundshëm nga FC Barcelona, teksa raportimet në Spanjë flasin për interesim nga klube të Serie A, por edhe nga MLS dhe Arabia Saudite.

Lewandowski, i cili ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Barcelonës në sezonet e fundit, nuk dha detaje konkrete për destinacionin e ardhshëm, por deklarata e tij shihet si sinjali më i fortë deri tani se aventura e tij në “Camp Nou” mund të jetë drejt fundit.