Arrestohet kirurgu i spitalit në Shqipëri, dyshohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Korçë, ku Policia ka arrestuar një mjek kirurg të Spitalit Rajonal, pas dyshimeve për ngacmim seksual ndaj një pacienteje 21-vjeçare. Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte paraqitur në urgjencë me dhimbje të forta barku dhe të vjella, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore ishte vendosur që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje…

Lajme

11/05/2026 11:44

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Korçë, ku Policia ka arrestuar një mjek kirurg të Spitalit Rajonal, pas dyshimeve për ngacmim seksual ndaj një pacienteje 21-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte paraqitur në urgjencë me dhimbje të forta barku dhe të vjella, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore ishte vendosur që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për apandesit.

Referuar kallëzimit të bërë nga 21-vjeçarja, mjeku me inicialet N.N., 72 vjeç, i cili kishte qenë përgjegjës për trajtimin e saj, dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht gjatë kontrolleve mjekësore, duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e ekzaminimit.

Pas denoncimit, policia ka marrë dëshminë e saj në ambientet spitalore, ku ajo vijon të jetë e shtruar, dhe më pas ka shoqëruar mjekun në polici, duke proceduar me arrestimin e tij.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.