Policia deklarohet për aksidentin ku vdiq Rifat Stojkaj: Nuk u bëri ballë lëndimeve të marra
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në fshatin Lloqan të Deçanit. Si shkak i këtij aksidenti ka humbur jetën një person. Policia e Kosovës ka njoftuar se deri tek vetaksidenti ishte e përfshirë një veturë dyshohet se ka ardhur deri sa drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi veturë duke rënë në një…
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në fshatin Lloqan të Deçanit.
Si shkak i këtij aksidenti ka humbur jetën një person.
Policia e Kosovës ka njoftuar se deri tek vetaksidenti ishte e përfshirë një veturë dyshohet se ka ardhur deri sa drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi veturë duke rënë në një kanal në skaj të rrugës.
“Ju informojmë se me datën 11 maj 2026, rreth orës 01:40, Policia është informuar për një vetaksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lloqan-Deçan.Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).Në këtë vetaksident ishte e përfshirё një vetur me targa vendore.Deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturёs humb kontrollin mbi veturën dhe bie nё njё kanal nё skaj tё rrugёs”,thuhet në njoftim.
Gjithashtu u theksua se si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar lёndime trupore, i njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё, mirpo aty ka ndёrruar jetё, vdekja e tij ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar.
“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.”
Viktimë nga ky aksident është Rifat Stojkaj, i cili ishte drejtor i Bujqësisë në Komunën e Deçanit./Lajmi.net/