Rikthimin e Osmanit “s’e përkrahën” as Hoti, Bajrami, Shala, Përparim Rama e Imri Ahmeti , kjo e fundit iu çon porosi nga tubimi

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK në fakt nuk i ka pëlqyer as vetë anëtarëve besnik të kësaj partie. Kjo është vërejtur edhe në mungesën e tyre në mbledhjen e fundit, e në tubimin e thirrur dje nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe nga Osmani. Në tubimin e quajtur “Tubimi i Bashkimit” munguan shumë…

Lajme

11/05/2026 08:31

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK në fakt nuk i ka pëlqyer as vetë anëtarëve besnik të kësaj partie.

Kjo është vërejtur edhe në mungesën e tyre në mbledhjen e fundit, e në tubimin e thirrur dje nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe nga Osmani.

Në tubimin e quajtur “Tubimi i Bashkimit” munguan shumë nga figurat kyçe të kësaj partie.

Në këtë tubim munguan Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami dhe Kujtim Shala.

Gjithashtu të pranishëm nuk ishin as kryetari i Prishtinës Përparim Rama e as ai i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Anë fjalën e saj ish-presidentja Vjosa Osmani i ftoi të jenë pjesë e rrugëtimit edhe ata që nuk ishin të pranishëm.

“Sot iu ftoj të gjithëve jo vetëm të besoni përsëri tek ne por të besoni tek njëri-tjetri. I ftoj edhe të tjerët që nuk janë sonte këtu që t’i bashkohen këtij rrugëtimi. Lista që po e ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari që beson në shtet, që beson në Zot, që beson në familje, që beson në demokraci e beson në aleanca”, u shpreh Osmani.

Duhet theksuar se Osmani për pesë vitet e kaluara ishte shumë e afërt me Vetëvendosjen dhe asnjëherë nuk u ankua në ta e kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, gjë të cilën e bëri tani dhe po nis ta bëjë në fillim fushate të zgjedhjeve të 7 qershorit./Lajmi.net/