Vdes në moshë të re sekretari i përgjithshëm i AAK-së në Deçan
Ka ndërruar jetë papritmas dhe në moshë të hershme Rifat Stojkaj, drejtor i Bujqësisë në Deçan. Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se Stojkaj humbi jetën tragjikisht në një aksident me veturë. Gjithashtu kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka njoftuar për vdekjen tragjike të drejtorit në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj. Haradinaj është shprehur…
Lajme
Ka ndërruar jetë papritmas dhe në moshë të hershme Rifat Stojkaj, drejtor i Bujqësisë në Deçan.
Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se Stojkaj humbi jetën tragjikisht në një aksident me veturë.
Gjithashtu kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka njoftuar për vdekjen tragjike të drejtorit në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj.
Haradinaj është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të sekretarit të përgjithshëm të partisë dega në Deçan, Rifat Stojkaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Stojkaj ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës.
“Gjithmonë i gatshëm për punë, korrekt e i afërt me njerëzit. Do ta kujtojmë për urtësinë, besnikërinë dhe kontributin që dha ndër vite. Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve tanë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar ai./Lajmi.net/