Mushkolaj i ashpër me Vjosa Osmanin: Pesë vjet në “krahët” e Albinit, tash të Lumirit
Analisti i njohur, Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër Vjosa Osmanin pas deklarimit të saj se “po kthehem në shtëpinë time”, pasi u zyrtarizua koalicioni me LDK-në. Mushkolaj në postimin e tij tha se Osmani për pesë vjetë ishte në “krahët” e Kurtit, tash u rikthye tek Abdixhiku, transmeton lajmi.net. “Pesë vjet në “krahët” e Albinit.…
Lajme
Analisti i njohur, Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër Vjosa Osmanin pas deklarimit të saj se “po kthehem në shtëpinë time”, pasi u zyrtarizua koalicioni me LDK-në.
Mushkolaj në postimin e tij tha se Osmani për pesë vjetë ishte në “krahët” e Kurtit, tash u rikthye tek Abdixhiku, transmeton lajmi.net.
“Pesë vjet në “krahët” e Albinit. Tash të Lumirit. Pa e brejtë hiç ndërgjegjja që e shkatërroi “shpinë e saj”. Për pushtet, jo për parime. Çfarë metamorfoze. Qr.”, u shpreh Mushkolaj./lajmi.net/