Albin Kurti prezanton aderimin më të ri në VV, do të jetë kandidate për deputete
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur përmes një postimi se Krenare Çerkini i është bashkuar kësaj partie dhe do të jetë kandidate për deputete në listën zgjedhore. Kurti ka shkruar se Çerkini vjen nga Ferizaj dhe ka një profil të ndërtuar në fushën e arsimit dhe angazhimit…
Lajme
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur përmes një postimi se Krenare Çerkini i është bashkuar kësaj partie dhe do të jetë kandidate për deputete në listën zgjedhore.
Kurti ka shkruar se Çerkini vjen nga Ferizaj dhe ka një profil të ndërtuar në fushën e arsimit dhe angazhimit akademik. Tutje, në postimin e tij, ai ka treguar se ajo ka përfunduar dy studime bachelor dhe dy programe masteri, ndërsa aktualisht po ndjek studimet e doktoratës në Bruksel, transmeton lajmi.net.
Ai ka përmendur gjithashtu përvojën e saj si pedagoge universitare dhe pjesëmarrjen në iniciativa ndërkombëtare për arsim dhe rini.
Në postimin e tij, Kurti ka theksuar se Çerkini është pjesë e listës së Vetëvendosjes për zgjedhjet e ardhshme, duke e paraqitur atë si një prurje të re në subjektin politik./lajmi.net/