Tre arinj hyjnë në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit
Tre arinj janë parë në oborrin e një familjeje në fshatin Hoçë të Prizrenit, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Sipas dëshmitarëve, arinjtë janë shfaqur papritur në afërsi të shtëpisë dhe kanë qëndruar për një kohë të shkurtër në oborr, përpara se të largoheshin drejt zonës malore përreth. Deri më tani nuk raportohet për…
Lajme
Tre arinj janë parë në oborrin e një familjeje në fshatin Hoçë të Prizrenit, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Sipas dëshmitarëve, arinjtë janë shfaqur papritur në afërsi të shtëpisë dhe kanë qëndruar për një kohë të shkurtër në oborr, përpara se të largoheshin drejt zonës malore përreth.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa pamjet janë publikuar nga media lokale.
Banorët kërkojnë rritje të kujdesit dhe ndërhyrje për të parandaluar afrimin e kafshëve të egra pranë shtëpive të tyre.