Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka publikuar këtë të diel fjalimin e mbajtur në mbledhjen e 63-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku është konfirmuar edhe kandidatura e tij për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Në fjalimin e tij, Kurti ka folur për të arriturat e qeverisë gjatë mandatit të fundit, duke përmendur rritjen ekonomike, rritjen e pagave, hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe investimet në arsim, shëndetësi dhe siguri.
Ai ka akuzuar opozitën për bllokim të proceseve institucionale dhe pengim të vendimeve në Kuvend, përfshirë edhe çështje që, sipas tij, kanë rëndësi shtetërore dhe ndërkombëtare.
Sipas Kurtit, veprimet e opozitës lidhen me humbjen e mbështetjes qytetare dhe përpjekjet për të ndalur progresin e vendit.
Në fund të fjalimit, Kurti u bëri thirrje qytetarëve për vazhdim të mbështetjes ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se synim i partisë mbetet zhvillimi ekonomik, forcimi i shtetit dhe integrimi evropian i Kosovës. /Lajmi.net/