OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 maj: Sakrifica e tyre mbetet amanet për liri
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë periudhës 1 deri më 15 maj në luftën çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK-së ka publikuar emrat e dëshmorëve që ranë në ditët më të vështira të luftës, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet themel i…
Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë periudhës 1 deri më 15 maj në luftën çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK-së ka publikuar emrat e dëshmorëve që ranë në ditët më të vështira të luftës, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet themel i shtetit dhe amanet për brezat që vijnë.
“Në ditët më të rënda për popullin shqiptar, ata nuk u zmbrapsën përballë armikut, por u ngritën si mburojë e Kosovës dhe si zëri i pavdekshëm i lirisë. Sakrifica e tyre mbetet themel i shtetit tonë dhe amanet i përhershëm për brezat që vijnë”, thuhet në njoftim.
Në listën e publikuar nga organizata përfshihen qindra dëshmorë të rënë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa OVL e UÇK-së ritheksoi se sakrifica dhe gjaku i tyre nuk do të harrohen kurrë.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, thuhet në fund të reagimit të organizatës. /Lajmi.net/