50 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjithsej 50 aksidente trafiku, ku një pjesë e tyre kanë përfunduar me persona të lënduar. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, 21 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 29 të tjera vetëm me dëme materiale. Policia ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë…

Lajme

10/05/2026 09:47

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjithsej 50 aksidente trafiku, ku një pjesë e tyre kanë përfunduar me persona të lënduar.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, 21 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 29 të tjera vetëm me dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1 mijë e 829 gjoba trafiku për shkelje të ndryshme në komunikacion.

Ndërkohë, bazuar në raportin 24-orësh të policisë, janë arrestuar 33 persona, ndërsa 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjithsej 50 aksidente trafiku, ku një pjesë e tyre kanë përfunduar me persona të lënduar.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, 21 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 29 të tjera vetëm me dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1 mijë e 829 gjoba trafiku për shkelje të ndryshme në komunikacion.

Ndërkohë, bazuar në raportin 24-orësh të policisë, janë arrestuar 33 persona, ndërsa 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje.