Konfiskohet vetura me targa të Francës, shoferi dyshohet për kalim ilegal të kufirit

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin me një automjet me targa të Francës. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën Stubllinë-Pogragjë, ku njësiti policor ka ndaluar veturën që drejtohej nga i dyshuari. Hetimet fillestare tregojnë se atij i ishte refuzuar hyrja në pikën kufitare “Dheu i…

Lajme

10/05/2026 09:40

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin me një automjet me targa të Francës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën Stubllinë-Pogragjë, ku njësiti policor ka ndaluar veturën që drejtohej nga i dyshuari.

Hetimet fillestare tregojnë se atij i ishte refuzuar hyrja në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, për shkak të mungesës së lejes së qarkullimit të automjetit, por më pas dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, automjeti është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor në Dheu i Bardhë, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/