Raportohet i zhdukur një person në Gjakovë, Policia nis hetimet

Një person është raportuar i zhdukur në Gjakovë, pasi që prej disa ditësh nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastin e ka paraqitur bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se personi është larguar nga shtëpia më 8 maj 2026 dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer…

Lajme

10/05/2026 09:09

Një person është raportuar i zhdukur në Gjakovë, pasi që prej disa ditësh nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastin e ka paraqitur bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se personi është larguar nga shtëpia më 8 maj 2026 dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.

Familjarët kanë thënë se nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor. /Lajmi.net/