Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar me një video-mesazh pasi Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarizoi marrëveshjen për garim të përbashkët me të në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Në videon e publikuar, Osmani tha se vendimi për këtë bashkëpunim erdhi pas takimeve dhe mbështetjes që, sipas saj, ka marrë nga qytetarët gjatë ditëve të fundit, transmeton lajmi.net.
“Ju dëgjova, prandaj po bashkohemi. Për të nisur këtë rrugëtim të ri të bashkimit, ju ftoj nesër, në orën 18:00. Le t’i bashkojmë zemrat dhe ëndrrat”, u shpreh ajo.
Më herët gjatë ditës, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së miratoi marrëveshjen me Osmanin për zgjedhjet e 7 qershorit. Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se ajo do të jetë bartëse e listës zgjedhore dhe emri i propozuar për presidente, ndërsa ai do të kandidojë për kryeministër./lajmi.net/