Vërshimet ndërpresin qarkullimin në aksin Junik – Gjeravicë
Reshjet dhe vërshimet e fundit kanë shkaktuar probleme në zonën e Junikut, duke çuar në mbylljen e përkohshme të rrugës që lidh Junikun me Gjeravicën. Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se segmenti rrugor aktualisht nuk është i kalueshëm, ndërsa ekipet emergjente dhe shërbimet përkatëse ndodhen në terren për të larguar dëmtimet dhe për të…
Lajme
Reshjet dhe vërshimet e fundit kanë shkaktuar probleme në zonën e Junikut, duke çuar në mbylljen e përkohshme të rrugës që lidh Junikun me Gjeravicën.
Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se segmenti rrugor aktualisht nuk është i kalueshëm, ndërsa ekipet emergjente dhe shërbimet përkatëse ndodhen në terren për të larguar dëmtimet dhe për të rikthyer qarkullimin sa më shpejt, transmeton lajmi.net.
Nga komuna është apeluar që qytetarët të mos përdorin këtë rrugë deri në njoftimin e radhës, për shkak të rrezikut që mund të paraqesin dëmtimet e shkaktuara nga vërshimet.
“Po punohet intensivisht për sanimin e situatës dhe krijimin e kushteve për qarkullim të sigurt”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ende nuk është bërë e ditur se kur pritet të rihapet plotësisht aksi rrugor për automjetet dhe vizitorët që frekuentojnë zonën malore të Gjeravicës./lajmi.net/