Abdixhiku konfirmon rikthimin e Vjosa Osmani në LDK, 103 vota pro kandidaturës së saj për presidente

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar mirëseardhjen e Vjosa Osmanit në parti. Në këshillin e sotëm të LDK-së, Abdixhiku deklaroi se Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së dhe kandidate për presidente, teksa Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër. Pas përfundimit të mbledhjes, Abdixhiku tha se më 103…

Lajme

09/05/2026 13:41

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar mirëseardhjen e Vjosa Osmanit në parti.

Në këshillin e sotëm të LDK-së, Abdixhiku deklaroi se Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së dhe kandidate për presidente, teksa Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër.

Pas përfundimit të mbledhjes, Abdixhiku tha se më 103 vota, LDK-ja ishte pro kandidimit të Osmanit për presidente dhe bartëse të listës.

Të dy bashkë, Osmani dhe Abdixhiku, nesër do të bëjnë adresimin e parë si të bashkuar për zgjedhjet e 7 qershorit.