Theu xhamin e veturës dhe i vodhi para, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person i dyshuar për vjedhjen e disa parave nga një veturë në Prishtinë, të cilës ia kishte thyer xhamin fillimisht. Rasti ndodhi më 2 maj, ndërsa ai u arrestua dje. Policia tha se ai dyshohet edhe për shumë për raste të vjedhjes. “Rr. Hajdar Dushi, Prishtinë 02.05.2026-NN. Viktima femër kosovare, ka lajmëruar…

Lajme

09/05/2026 09:55

Është arrestuar një person i dyshuar për vjedhjen e disa parave nga një veturë në Prishtinë, të cilës ia kishte thyer xhamin fillimisht.

Rasti ndodhi më 2 maj, ndërsa ai u arrestua dje. Policia tha se ai dyshohet edhe për shumë për raste të vjedhjes.

“Rr. Hajdar Dushi, Prishtinë 02.05.2026-NN. Viktima femër kosovare, ka lajmëruar se persona të panjohur duke i thyer xhamin e veturës, i kanë vjedhur një shumë parash nga aty. Me 08.05.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i dyshuar për shumë raste vjedhje të tilla- ngjashme. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është ndaluar për 48-orë. Rasti nën hetime vazhdueshme”.