U.D. Presidentja Albulena Haxhiu shkon në zyrat e VV-së në orët e mbrëmjes

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, është parë sonte tek hynte në lokalet e Lëvizjes Vetëvendosje. Kosova është para zgjedhjeve që do të mbahen më 7 qershor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të premten se 22 subjekte politike dhe tri koalicione janë regjistruar deri në përfundim të afatit në mesnatën e së…

Lajme

08/05/2026 22:27

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, është parë sonte tek hynte në lokalet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kosova është para zgjedhjeve që do të mbahen më 7 qershor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të premten se 22 subjekte politike dhe tri koalicione janë regjistruar deri në përfundim të afatit në mesnatën e së enjtes për pjesëmarrje në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, të cilat vijnë si pasojë e shpërndarjes së Kuvendit nga dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, do të garojë sërish në një koalicion me partitë Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane.

VIDEO