Abdixhiku: Do t’i bashkoj të gjithë në LDK, shtëpia e njerëzve të saj duhet të bëhet sërish një

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se do të punojë për unifikimin e të gjitha rrymave brenda partisë. Në një postim drejtuar anëtarësisë së LDK-së, Abdixhiku tha se synimi i tij është afrimi i të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e partisë, pavarësisht nëse kanë qëndruar aktivë, janë larguar…

Lajme

08/05/2026 21:39

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se do të punojë për unifikimin e të gjitha rrymave brenda partisë.

Në një postim drejtuar anëtarësisë së LDK-së, Abdixhiku tha se synimi i tij është afrimi i të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e partisë, pavarësisht nëse kanë qëndruar aktivë, janë larguar apo kanë heshtur, raporton lajmi.net

“Ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë. Ata që kanë qëndruar gjithmonë. Ata që janë larguar. Ata që kanë heshtur. Ata që ende besojnë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Anëtarësisë së Lidhjes,
Ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë.
Ata që kanë qëndruar gjithmonë.
Ata që janë larguar.
Ata që kanë heshtur.
Ata që ende besojnë.
Sepse LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj.
Dhe koha ka ardhur që kjo shtëpi të bëhet sërish një./Lajmi.net/