Punëtori në Fushë Kosovë bie nga lartësia – Policia, Prokuroria e Inspektorati i Punës nisin hetimet
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku një person ka rënë nga një objekt ku ka qenë duke punuar. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. ‘’Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në Fushë Kosovë, derisa ishte duke punuar.’’,…
Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku një person ka rënë nga një objekt ku ka qenë duke punuar.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
‘’Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në Fushë Kosovë, derisa ishte duke punuar.’’, ka thënë ajo.
E njëjta, ka shtuar se punëtori është dërguar në QKUK, kurse policia, prokuroria e inspektorati i punës kanë nisur hetimet.
‘’Personi i lënduar është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast’’, ka përfunduar Ahmeti.