Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit me kriptovaluta
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale V.N., i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”. Sipas Prokurorisë, rasti lidhet me një skemë mashtrimi me kriptovaluta, në të cilën dyshohet se janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, A.L. dhe R.J, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale V.N., i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.
Sipas Prokurorisë, rasti lidhet me një skemë mashtrimi me kriptovaluta, në të cilën dyshohet se janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, A.L. dhe R.J, transmeton lajmi.net.
“Me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke përdorur emra të rremë, i kanë vënë në lajthim të dëmtuarit… duke u paraqitur se posedojnë kriptovaluta të llojit USDT”, thuhet në njoftim.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit fillimisht kishin siguruar një lokal me qira dhe kishin caktuar takim me viktimat, ku më pas dyshohet se kanë marrë shumën prej 12,000 eurosh dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Prokuroria thekson se pas veprimeve hetimore është zbuluar edhe një tentim tjetër për realizimin e një skeme të ngjashme në Kaçanik.
Lidhur me rastin, V.N. ishte në arrati pas ngjarjes së 29 prillit 2026, ndërsa është ndaluar më 7 maj 2026 me vendim të Prokurorit të Shtetit dhe ndodhet nën masën e ndalimit 48-orësh.
Prokuroria ka bërë të ditur se kërkesa për paraburgim është paraqitur për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.
Komunikata e plotë:
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit me 12 mijë euro me kriptovaluta
Ferizaj, 08 Maj 2026 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale: V.N., për shkak të dyshimit të veprs penale “Mashtrimi ”.
Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndërlidhet me rastin paraprak të datës 29 Prill 2026, në të cilin fillimisht ishin ndaluar dy (2) persona të dyshuar: A.L., dhe R.J, ndërsa i pandehuri V.N., që dyshohet se ka qenë i përfshirë në këtë rast, kishte arritur të arratiset nga vendi i ngjarjes.
Sipas Prokurorisë, për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 17 Prill 2026, rreth orës 19:00, në Ferizaj, rruga, “Cen Dugolli”, i pandehuri me dashje dhe në bashkëveprim së bashku edhe me të pandehurit A.L., dhe R.J., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke përdor emra të rreme, i vënë në lajthim të dëmtuarit E.F., A.F., Rr.K., duke u paraqitur se posedojnë kriptovaluta të llojit USDT, dhe se do t’ua transferonin përmes portofolit digjital “wallet”, ashtu që për realizmin e kësaj skeme fillimisht sigurojnë një lokal me qira dhe caktojnë takim me të dëmtuarit, dhe në lokal arrijnë që të njëjtëve t’ua marrin shumën e të hollave prej 12,000.00 Euro, dhe më pas largohen në drejtim të panjohur, me ç’rast pas veprimeve operative arrihet të zbulohet se të pandehurit përsëri do të vepronin skemën e njëjtë në rrugën “Ismail Reka” në Kaçanik, andaj, të njëjtit me këto veprime në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
I pandehuri që nga data 07 Maj 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur./lajmi.net/