Ministria cakton çmimet e derivateve për sot, rënie e lehtë e naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 8 maj 2026. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës (dizel) për sot është 1.67 euro – litri, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me ditët e fundit. Ndërkaq, benzina është caktuar 1.52 euro -litri,…

Lajme

08/05/2026 10:20

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 8 maj 2026.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës (dizel) për sot është 1.67 euro – litri, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me ditët e fundit.

Ndërkaq, benzina është caktuar 1.52 euro -litri, ndërsa gasi 0.81 euro-litri.

Çmimet kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.