Përfaqësues të KFOR-it amerikan vizitojnë Prokurorinë Themelore në Mitrovicë

U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njazi Rexha, ka pritur në takim një delegacion të KFOR-it amerikan, në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe koordinimit ndërmjet dy palëve. Delegacioni përbëhej nga Majori Hector Zajas, shef i zyrës ligjore, Kapiteni Adam Curfman, avokat ushtarak, Specialisti Daniel Allen, asistent ligjor, si dhe Burim Jashari, zyrtar ligjor, transmeton…

Lajme

08/05/2026 08:13

U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njazi Rexha, ka pritur në takim një delegacion të KFOR-it amerikan, në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe koordinimit ndërmjet dy palëve.

Delegacioni përbëhej nga Majori Hector Zajas, shef i zyrës ligjore, Kapiteni Adam Curfman, avokat ushtarak, Specialisti Daniel Allen, asistent ligjor, si dhe Burim Jashari, zyrtar ligjor, transmeton lajmi.net.

Gjatë takimit u diskutua për funksionimin dhe punën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me theks të veçantë mbi sfidat me të cilat përballet institucioni në ushtrimin e detyrave të tij.

Nga takimi u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional, ndërsa palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe koordinimit edhe në të ardhmen.

Komunikata e plotë: 

U.D. Kryeprokurori Rexha pret në takim përfaqësues të KFOR-it amerikan

U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Njazi Rexha ka pritur në takim një delegacion të KFOR-it amerikan të përbërë nga Majori Hector Zajas – Shef i zyrës ligjore, Kapiteni Adam Curfman – Avokat ushtarak, Specialisti Daniel Allen – Asistent ligjor, si dhe Burim Jashari – Zyrtar ligjor.

Gjatë takimit janë diskutuar çështje të ndryshme të punës dhe funksionimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet prokuroria.

Ky takim është vazhdë e takimeve të kreut të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë me KFOR amerikan, gjatë së cilës u dakordua për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes dy palëve./lajmi.net/