Donald Trump për çmimet e biletave të Kupës së Botës: As unë nuk do ta paguaja atë shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ndaj çmimeve të larta të biletave për ndeshjen e kombëtares amerikane kundër Paraguait në Kupën e Botës, duke deklaruar se tarifat janë tepër të larta edhe për standardet e tij. Komentet e Trumpit erdhën pasi u raportua se shitjet e biletave për sfidën që do të zhvillohet në…

Sport

07/05/2026 20:16

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ndaj çmimeve të larta të biletave për ndeshjen e kombëtares amerikane kundër Paraguait në Kupën e Botës, duke deklaruar se tarifat janë tepër të larta edhe për standardet e tij.

Komentet e Trumpit erdhën pasi u raportua se shitjet e biletave për sfidën që do të zhvillohet në Los Angeles gjatë muajit qershor nuk kanë ecur sipas pritshmërive, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për “New York Post”, Trump u shpreh i habitur nga çmimet.

“Nuk i dija këto shuma”, deklaroi ai.

“Sigurisht që do të doja të isha atje, por sinqerisht, as unë nuk do ta paguaja atë shumë”, shtoi presidenti amerikan.

Çmimet e biletave kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe te tifozët, pasi bileta më e lirë për këtë takim raportohet të ketë nisur nga mbi 1 mijë dollarë.

Pavarësisht kritikave, Trump vlerësoi organizimin e turneut dhe shitjet globale të biletave, duke iu referuar deklaratave të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

“Shitjet kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme”, tha Trump, duke përmendur faktin se, sipas Infantinos, janë shitur rreth pesë milionë bileta për turneun./lajmi.net/