Veterani i UÇK-së, Sejdi Bellanica zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Prizren
Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në Prizren janë zhvilluar zgjedhjet e brendshme të degës së partisë, ku Sejdi Bellanica është zgjedhur kryetar i ri i degës së Aleancës në këtë qytet. Haradinaj ka bërë të ditur se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë demokratike dhe me pjesëmarrje të…
Lajme
Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në Prizren janë zhvilluar zgjedhjet e brendshme të degës së partisë, ku Sejdi Bellanica është zgjedhur kryetar i ri i degës së Aleancës në këtë qytet.
Haradinaj ka bërë të ditur se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë demokratike dhe me pjesëmarrje të gjerë të delegatëve të degës, duke e cilësuar Bellanicën si një figurë me përvojë të gjatë në arsim, politikë dhe media, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, Bellanica është një koleg shumëvjeçar i Aleancës, me mbi 25 vjet përvojë në arsim, veteran i Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe njohës i fushës së medias, i cili ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi në angazhimet e tij brenda strukturave të partisë.
Haradinaj theksoi se ky profil përbën garanci për një udhëheqje të përgjegjshme dhe me vizion për degën e Aleancës në Prizren, duke shprehur besimin se Bellanica do të ndikojë në forcimin e mëtejmë të organizimit dhe mobilizimit të strukturave të partisë.
Me këtë rast, ai ka falënderuar edhe strukturat e deritanishme të degës, në veçanti ish-kryetarin Besnik Krasniqi, për kontributin e dhënë në drejtimin e degës së AAK-së në Prizren./lajmi.net/