Dyshohet se një memorial i UÇK-së është thyer në Kosovë nga dora e njeriut
Profesori Blerim Latifi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se një memorial i UÇK-së në fshatin Binxhë është dëmtuar nga dora e njeriut. Sipas tij, sulmet ndaj kujtesës kolektive fillojnë në këtë mënyrë dhe kjo paraqet alarm për shoqërinë. Postimi i plotë: Nuk është ndonjë memorial i harruar nga shekujt, i lënë në…
Lajme
Profesori Blerim Latifi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se një memorial i UÇK-së në fshatin Binxhë është dëmtuar nga dora e njeriut.
Sipas tij, sulmet ndaj kujtesës kolektive fillojnë në këtë mënyrë dhe kjo paraqet alarm për shoqërinë.
Postimi i plotë:
Nuk është ndonjë memorial i harruar nga shekujt, i lënë në mëshirën e kohës dhe të natyrës. Është memorial i luftës së fundit, luftës së Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës , e vetmja luftë çlirimtare që pati sukses në krejt historinë e përpjekjeve tona për liri.
Dhe shihet qartë se dëmtimi i tij s’ka ardhur nga “duart” e natyrës, por nga duart e njerëzve. Vetëm 27 vjet pas luftës çlirimtare, forcat e liga që ishin kundër saj kanë marrë guximin që nga fjalët të kalojnë në vepra.
Romakët e lashtë këtë do ta quanin Damnatio memoriae, shkatërrim i qëllimshëm i kujtesës. Dhe ky rast mund të jetë vetëm një lloj testi që i bëhet kësaj shoqërie. Nëse ajo hesht dhe nuk reagon, nesër mund të shihni shkatërrimin e memorialeve të tjera, të shtatoreve, e një ditë edhe të varreve të dëshmorëve.
Dikush mund të thotë se kjo që po them është alarm që nuk duhet marrë seriozisht. Por historia na ka dëshmuar se sulmet ndaj kujtesës kolektive fillojnë pikërisht kështu: duke thyer një gur varri këtu, duke përdhosur një memorial atje, për të vazhduar më pas me normalizimin e akteve të tilla, derisa një ditë të gjithë e kuptojnë se e tëra ishte një fshirje e qëllimshme e historisë.
Foto dhe info e marrë nga Berat Ademi