Gjobiten me nga 300 euro, 1 vit ndalesë vozitjes dhe tri pikë negative shoferët që i ikin kolonës në shirit emergjent

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka gjobitur disa shoferë për shkelje në komunikacion. Ata i kanë ikur kolonës në shiritin emergjent. Për këtë shkelje, Policia i ka gjobitur me nga 300 euro, 1 vit ndalesë në vozitje dhe tri pikë negative. “Policia e Kosovës vazhdon të gjobisë shoferët që bëjnë shkelje të rregullave…

Lajme

07/05/2026 16:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka gjobitur disa shoferë për shkelje në komunikacion.

Ata i kanë ikur kolonës në shiritin emergjent.

Për këtë shkelje, Policia i ka gjobitur me nga 300 euro, 1 vit ndalesë në vozitje dhe tri pikë negative.

“Policia e Kosovës vazhdon të gjobisë shoferët që bëjnë shkelje të rregullave të trafikut rrugor, respektivisht atyre që lëvizin apo tejkalojnë në shirin emergjent”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/