Ministria e Drejtësisë hap aplikimin për Provimin e Jurisprudencës
Ministria e Drejtësisë ka shpallur aplikimin për dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Sipas njoftimit të ministrisë, afati për dorëzimin e kërkesave dhe dokumentacionit përkatës për aplikim ka nisur më 7 maj 2026 dhe do të zgjasë deri më 17 maj 2026. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar duke dorëzuar dokumentacionin e…
Lajme
Ministria e Drejtësisë ka shpallur aplikimin për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Sipas njoftimit të ministrisë, afati për dorëzimin e kërkesave dhe dokumentacionit përkatës për aplikim ka nisur më 7 maj 2026 dhe do të zgjasë deri më 17 maj 2026.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm sipas kushteve dhe procedurave të parapara nga Ministria e Drejtësisë. /Lajmi.net/