KQZ: Deri tani 20 parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje, sonte përfundon afati zyrtar

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve, (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se sot, më 7 maj, në orën 24:00, përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme, si dhe për formimin e koalicioneve. “Sot, më 7 maj, në orën 24:00, përfundon…

Lajme

07/05/2026 15:24

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve, (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se sot, më 7 maj, në orën 24:00, përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme, si dhe për formimin e koalicioneve.

“Sot, më 7 maj, në orën 24:00, përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve”, tha Elezi.

Sipas tij, këto obligime vlejnë vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrit të partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës.

Elezi bëri të ditur se deri në orën 12:00, KQZ ka pranuar njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje nga 20 parti politike, njoftime për mospjesëmarrje nga pesë parti politike, si dhe një koalicion të përbërë nga dy parti politike.

“Deri më tani (e enjte, 7 maj 2026, ora 12:00) KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 20 parti politike, mospjesëmarrje nga 5 parti politike dhe 1 koalicion i përbërë nga 2 parti politike”, deklaroi ai.

Sipas Elezit, partitë që deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: Partia Socialdemokrate, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Srpska Lista dhe subjekte të tjera politike nga komunitetet joshumicë.

KQZ pritet të publikojë listën përfundimtare të subjekteve politike pas përmbylljes së afatit zyrtar për njoftim. /Lajmi.net/