Hoxhaj bën homazhe për Bahri Fazliun: Heronjtë mbeten amaneti më i madh i Kosovës

Ish-deputeti i Kuvendit, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe pranë varrit të Bahri Fazliu në 28-vjetorin e rënies së tij, në varrezat e dëshmorëve në velani të Prishtinës. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Hoxhaj ka ndarë momente nga homazhet, ku shihet duke takuar familjarët e Bahri Fazliut dhe duke nderuar…

Lajme

07/05/2026 14:01

Ish-deputeti i Kuvendit, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe pranë varrit të Bahri Fazliu në 28-vjetorin e rënies së tij, në varrezat e dëshmorëve në velani të Prishtinës.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Hoxhaj ka ndarë momente nga homazhet, ku shihet duke takuar familjarët e Bahri Fazliut dhe duke nderuar sakrificën e brezit të luftës çlirimtare.

“Në 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Bahri Fazliu, bëmë homazhe me nderim e përulësi pranë varrit të tij në Velani. Brezi që mori armën për rezistencë në vitet më të rënda të Kosovës, zgjodhi sakrificën dhe u bë themeli i shtetit tonë”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka theksuar se Bahri Fazliu dhe heronjtë e tjerë të rënë mbeten amaneti më i madh i Kosovës për mbrojtjen e lirisë, dinjitetit dhe shtetit.

“Bahri Fazliu dhe heronjtë e tjerë të rënë mbeten amaneti më i madh i Kosovës, që liria, dinjiteti dhe shteti të mbrohen gjithmonë. Lavdi e përjetshme!”, ka deklaruar Hoxhaj. /Lajmi.net/