Haradinaj bën homazhe te varri i Bahri Fazliut: Ishte pasues i përpjekjeve të hershme për liri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varri i heroit të kombit, Bahri Fazliu në 28-vjetorin e rënies së tij. Haradinaj tha se heroi, Bahri Fazliu ishte themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pasues i përpjekjeve të hershme për liri. “Themelues i UCK-së, krijues i idesë së luftës…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varri i heroit të kombit, Bahri Fazliu në 28-vjetorin e rënies së tij.
Haradinaj tha se heroi, Bahri Fazliu ishte themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pasues i përpjekjeve të hershme për liri.
“Themelues i UCK-së, krijues i idesë së luftës dhe pasues i përpjekjeve për liri të hershme të kombit shqiptar dhe të vëllait Fahriut të Afrimit por edhe shumë të tjerëve. I paharruar kujtimi jetë dhe vepra i përjetshëm kujtimi për heroin e kombit, Bahri Fazliu”, tha ai.
Bahri Fazliut ra më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe, në kufirin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Bahri Fazliu ishte njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe më vonë u angazhua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës./kp