Detaje nga operacioni Polici-IPK, Prokurori: Bastisen pronat e pesë zyrtarëve policorë dhe dy qytetarëve
Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka zhvilluar dy aksione të ndara në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq. Sipas dyshimeve fillestare, të dyshuarit, pesë zyrtarë dhe dy qytetarë, në bashkëveprim kanë siguruar përfitime të kundërligjshme pasurore përmes falsifikimit…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka zhvilluar dy aksione të ndara në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
Sipas dyshimeve fillestare, të dyshuarit, pesë zyrtarë dhe dy qytetarë, në bashkëveprim kanë siguruar përfitime të kundërligjshme pasurore përmes falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe ndryshimit të paligjshëm të pronarëve të pronave.
Zyrtarët e përfshirë në rast dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore dhe kanë keqpërdorur pozitën zyrtare për të mundësuar përfitime të kundërligjshme.
“… për bastisjen e pesë (5) personave zyrtarë dhe dy (2) personave civilë/qytetarë, të dyshuar për përfshirje në veprimatari kriminale që lidhen me disa vepra penale, përfshirë: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Shkelja e fshehtësisë së procedurës’’, sipas nenit 392 të KPRK-së, ‘’Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit’’ sipas nenit 194 të KPRK-së ‘’Keqpërdorimi i informatës zyrtare’’ sipas nenit 416 të KPRK-së, ‘’Mashtrimi’’, sipas nenit 323 të KPRK-së, ‘’Legalizimi i përmbajtjës së rreme’’ sipas nenit 395 të KPK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, dhe ‘’Dhënia e ryshfetit’’ të KPRK-së.”.