Aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, një person mbetet i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit mes motoçikletës dhe një veture “pick-up” që ndodhi mëngjesin e sotëm te Parku i Qytetit në Prishtinë. Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin. “Rasti ka ndodhur rreth orës 08:30, ku të përfshirë janë një motoçikletë dhe një veturë. Një person është i…

Lajme

07/05/2026 10:37

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit mes motoçikletës dhe një veture “pick-up” që ndodhi mëngjesin e sotëm te Parku i Qytetit në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:30, ku të përfshirë janë një motoçikletë dhe një veturë. Një person është i lënduar. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.