Haradinaj përkujton Betejën e Çabratit: Djemtë e vashat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot Betejën e Çabratit. Ai ka thënë se Gjakova, i ka falur shumë lirisë së atdheut. “Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, anembanë vendit, Gjakova dha luftëtarë të mëdhenj. Djemtë e vashat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë që nga mobilizimi e deri te…

Lajme

07/05/2026 10:23

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot Betejën e Çabratit.

Ai ka thënë se Gjakova, i ka falur shumë lirisë së atdheut.

“Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, anembanë vendit, Gjakova dha luftëtarë të mëdhenj. Djemtë e vashat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë që nga mobilizimi e deri te dita e fitores. Gjatë luftës për liri, në këtë trevë u shkatërruan shumë ekonomi familjare e shumë vëllezër e motra tona pësuan nga dora e agresorit, por shpirti liridashës e atdhetar i Gjakovës nuk u shua asnjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka nderuar heroizmin e Brigadës 137 “Gjakova” dhe trimat që ranë.

“Përgjithmonë krenarë që kisha në krah bashkëluftëtarë si heronjtë gjakovarë. Përgjithmonë krenarë me heroizmin dhe mirënjohës për sakrificën e popullit tonë për liri”, ka shtuar Haradinaj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: