Kurti pyetet për bashkimin e Osmanit me LDK: Njerëzit kanë dëshira, por nuk duhet me i ngatërru me faktet
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot para mediave në lidhje me kandidimin e Vjosa Osmanit dhe bashkimin e saj me LDK-në. Ai i ka uruar suksese asaj dhe çdo kujt që ka ambicie politike, por që ka thënë se për këtë vendos populli. “Të gjithë ata që kanë ambicie politike, duan…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot para mediave në lidhje me kandidimin e Vjosa Osmanit dhe bashkimin e saj me LDK-në.
Ai i ka uruar suksese asaj dhe çdo kujt që ka ambicie politike, por që ka thënë se për këtë vendos populli.
“Të gjithë ata që kanë ambicie politike, duan pushtet, kanë vizion e ide për të mirën e qytetarëve, e të angazhohen le të punojnë për çka dinë e munden dhe iu dëshiroj sukses. Por, duhet ta keni parasysh që për këtë gjë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për çfarë do pozite por për këtë vendos populli. Mos harroni qysh ka vendos populli para katër muajve, pra në zgjedhjet e 28 dhjetorit 51.1% ia dhanë VV-së me ç’rast ne iu afruam shumë pranë asaj shifrës 500 mijë vota apo 500 mijë zemra siç themi ne”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se vetëm VV ka marrë më shuëm deputetë se e gjithë opozita së bashku.
“Vetëm shikoni rezultatin konkret, VV 57 deputetë, ndërkaq LDK, PDK, AAK së bashku 43 deputetë. Pra ato të trija së bashku 43 deputetë, ne VV me partinë Guxo, Alternativën e PSHDK-në 57 deputetë. Pra, nuk po krahasohemi dy parti por e gjithë opozita është 43 deputetë e VV 57 plus ne i kemi edhe 9 deputetë të komuniteteve joshumicë që gjithsej bëjnë 66”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/