Përleshje fizike në Viti, arrestohen dy persona – njëri dyshohet se sulmoi edhe një tjetër
Dy persona janë arrestuar në Viti pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 6 maj 2026, rreth orës 14:30. Policia bëri të ditur se dy të dyshuarit, shtetas kosovarë, dyshohet se janë përleshur mes vete, ndërsa gjatë incidentit njëri prej tyre…
Lajme
Dy persona janë arrestuar në Viti pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 6 maj 2026, rreth orës 14:30.
Policia bëri të ditur se dy të dyshuarit, shtetas kosovarë, dyshohet se janë përleshur mes vete, ndërsa gjatë incidentit njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar edhe një person tjetër.
Pas ndërhyrjes së policisë, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore. /Lajmi.net/