Prehet shiriti i rrugës Kijevë-Malishevë, Kurti: Nga paslufta kjo vetëm është arrnuar, tani pritet që të kryhet për 225 ditë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në prerjen e shiritit të rrugës Kijevë-Malishevë. Ai ka thënë se kjo rrugë që nga paslufta vetëm është “arrnuar”, tani pritet të kryhet për 225 ditë, shkruan lajmi.net. “Janë bërë shumë përpjekje për të na ndalë e ndaluar, por ne nuk i ndalim punët e mira. Me…

Lajme

07/05/2026 09:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në prerjen e shiritit të rrugës Kijevë-Malishevë.

Ai ka thënë se kjo rrugë që nga paslufta vetëm është “arrnuar”, tani pritet të kryhet për 225 ditë, shkruan lajmi.net.

“Janë bërë shumë përpjekje për të na ndalë e ndaluar, por ne nuk i ndalim punët e mira. Me rindërtimin e kësaj rruge po e bëjmë një punë të rëndësishme për banorët e kësaj ane. Kjo rruga ka gjatësi mbi 11 kilometra. Projekti përfshinë rindërtimin nga baza e deri tek asfaltimi final. Nga paslufta ka patur vetëm arnime të kësaj rruge. Operatori ekonomik na ka thënë se janë 225 ditë pune. Rruga do të ketë edhe trotuar dhe stacione të autobusëve”, ka thënë Kurti.