Vrasja e Rexhë Brahimajt në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar

Një person është identifikuar dhe arrestuar në Gjakovë, pas dyshimeve se i njëjti ka të bëjë me vrasjen e Rexhë Brahimajt. Ky është i dyshuari i dytë i arrestuar për këtë rast, pasi Q.S. u vetdorëzua në polici, pas incidentit të së martës, shkruan IndeksOnline. Nga Policia e Kosovës bëjnë me dije se i dyshuari,…

Lajme

07/05/2026 09:15

Një person është identifikuar dhe arrestuar në Gjakovë, pas dyshimeve se i njëjti ka të bëjë me vrasjen e Rexhë Brahimajt.

Ky është i dyshuari i dytë i arrestuar për këtë rast, pasi Q.S. u vetdorëzua në polici, pas incidentit të së martës, shkruan IndeksOnline.

Nga Policia e Kosovës bëjnë me dije se i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje për 48 orë, sakaq rasti u iniciua si “Vrasje” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

Në orët e hershme të së martës, në Gjakovë ndodhi përleshja fizike që la të plagosur viktimën Rexhë Brahimaj.

Brahimaj u dërgua me urgjencë në QKMF, për t’u transferuar më pas në spitalin e Gjakovës, ku ndërroi jetë.