Gruda: Limaj s’ka kërkuar t’i bashkohet PDK-së, nuk mendoj që jemi duke ia mbyllur dyert
Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se Fatmir Limaj nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për t’iu bashkuar listës së PDK-së. Duke folur në emisionin Debat Plus, Gruda tha se nuk qëndrojnë pretendimet se PDK po ia mbyll dyert Limajt, duke theksuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë iniciativë nga ana…
Lajme
Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se Fatmir Limaj nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për t’iu bashkuar listës së PDK-së.
Duke folur në emisionin Debat Plus, Gruda tha se nuk qëndrojnë pretendimet se PDK po ia mbyll dyert Limajt, duke theksuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë iniciativë nga ana e tij.
Sipas Grudës, kjo çështje nuk është ende në rend dite për vendimmarrje brenda partisë, ndërsa ka shtuar se në ditët në vijim do të shihet disponimi i strukturave të PDK-së për zhvillimet e mëtejshme politike.
“Nuk mendoj që jemi duke ia mbyllur dyert, e vërteta është se nuk kemi asnjë kërkesë as nga zoti Limaj për tu bashkuar në listën e PDK-së. Edhe kjo nuk është një çështje për të cilën PDK duhet të vendosë ose deklarohet. Kemi edhe ditë përpara të shohim cili është disponimi i strukturave të partisë”, ka deklaruar ai.