Kërkesa e Kurtit për më shumë vota, Murati: As puna nuk vjen me më shumë, as Godoja nuk shfaqet
Kryetari i Lëvizja për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar ndaj thirrjes së kryeministrit Albin Kurti drejtuar mërgatës për regjistrim dhe pjesëmarrje në zgjedhje, duke ironizuar kërkesën e tij për më shumë vota me arsyetimin se “nuk po e lënë të punojë”. Në një postim, Murati tha se është “e çuditshme dhe e pabesueshme” që Kurti,…
Lajme
Kryetari i Lëvizja për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar ndaj thirrjes së kryeministrit Albin Kurti drejtuar mërgatës për regjistrim dhe pjesëmarrje në zgjedhje, duke ironizuar kërkesën e tij për më shumë vota me arsyetimin se “nuk po e lënë të punojë”.
Në një postim, Murati tha se është “e çuditshme dhe e pabesueshme” që Kurti, si “njeriu më i votuar në Kosovën e paspavarësisë” dhe me shumicë parlamentare, të pretendojë se opozita po e pengon të qeverisë.
Ai krahasoi situatën aktuale politike me periudhën e viteve 1990, duke kujtuar angazhimin për organizimin e luftës çlirimtare përkrahja për rezistencën e armatosur ishte shumë më e vogël sesa mbështetja që gëzon sot Kurti.
Murati tha se atëherë “askush nuk ankohej” edhe përballë burgosjeve, plagosjeve e vrasjeve, por “punohej deri në lirinë e Kosovës”.
Në fund, ai e quajti “absurde” kërkesën e Kurtit për më shumë vota për të qeverisur, duke e krahasuar me “pritjen e Godos”, referencë ndaj veprës së dramaturgut Samuel Beckett.
“Puna nuk vjen me më shumë vota, e as Godoja nuk shfaqet në horizont”, shkroi Murati.