Trump paralajmëron se sulmet ndaj Iranit do të rifillojnë, nëse nuk arrihet marrëveshja e paqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se lufta me Iranin mund të përfundojë me një marrëveshje dhe paralajmëron se sulmet do të rifillojnë nëse një e tillë nuk arrihet “Nëse nuk bien dakord, fillojnë bombardimet dhe, për fat të keq, do të jenë në një nivel dhe intensitet shumë më të lartë se më parë”,…

Bota

06/05/2026 18:01

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se lufta me Iranin mund të përfundojë me një marrëveshje dhe paralajmëron se sulmet do të rifillojnë nëse një e tillë nuk arrihet

“Nëse nuk bien dakord, fillojnë bombardimet dhe, për fat të keq, do të jenë në një nivel dhe intensitet shumë më të lartë se më parë”, tha presidenti amerikan në rrjetet sociale.

Kjo vjen një ditë pasi sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se faza ofensive e luftës së Iranit kishte mbaruar.

Gjithashtu të martën, Trump njoftoi se SHBA-të do të ndalonin operacionin e tyre për të udhëhequr anijet e bllokuara përmes Ngushticës së Hormuzit.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme iraniane tha se propozimi i SHBA-së për t’i dhënë fund luftës “është ende duke u shqyrtuar” ; një zyrtar tjetër thotë se është më shumë një “listë dëshirash sesa realitet”.

Sipas BBC-së, Trump duket se po paralajmëron se një marrëveshje mund të mos arrihet së shpejti, ndërsa një marrëveshje është ndoshta e vetmja mënyrë e qëndrueshme për t’i dhënë fund ngërçit në Gjirin Persik.