Skuadra nga Serie A shpreh interesim për Dion Gallapenin

Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar, Dion Gallapeni. Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka “rënë në sytë” e shumë skautëve të skuadrave europiane. Gazetari Aldo Cantafio raporton se Atalanta e ka seriozisht për 21-vjeçarin. Kujtojmë që Gallapeni momentalisht është te skuadra e Wisla Plock, si i huazuar nga Widzew Lodz. Vlera e…

Sport

06/05/2026 16:28

Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar, Dion Gallapeni.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka “rënë në sytë” e shumë skautëve të skuadrave europiane.

Gazetari Aldo Cantafio raporton se Atalanta e ka seriozisht për 21-vjeçarin.

Kujtojmë që Gallapeni momentalisht është te skuadra e Wisla Plock, si i huazuar nga Widzew Lodz.

Vlera e tij momentale në sajtin “Transfermarkt” është 2.5 milionë euro.