Gramos Hashani flet për siguri energjetike, ndërkohë KEK-u po operon me prodhim minimal dhe me rënie të vazhdueshme të blloqeve
Derisa Kryeshefi i KEK-ut, Gramos Hashani dhe zyrtarë të institucioneve vazhdojnë të flasin për stabilitet dhe siguri energjetike, realiteti në terren po dëshmon të kundërtën. Kosova po përballet me një situatë alarmante në sektorin energjetik, ku termocentralet e KEK-ut po funksionojnë me kapacitete minimale dhe me dalje të shpeshta të blloqeve nga operimi, transmeton…
Lajme
Derisa Kryeshefi i KEK-ut, Gramos Hashani dhe zyrtarë të institucioneve vazhdojnë të flasin për stabilitet dhe siguri energjetike, realiteti në terren po dëshmon të kundërtën.
Kosova po përballet me një situatë alarmante në sektorin energjetik, ku termocentralet e KEK-ut po funksionojnë me kapacitete minimale dhe me dalje të shpeshta të blloqeve nga operimi, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve të fundit, prej ditës së djeshme vetëm një bllok ka qenë në operim, ndërsa pjesa tjetër e kapaciteteve ka qenë jashtë funksionit për shkak të avarive ose remonteve. Kjo ka detyruar Kosovën të mbështetet në import të energjisë elektrike, në një periudhë kur çmimet në tregjet ndërkombëtare mbeten të paqëndrueshme.
Në anën tjetër, kryeshefi i KEK-ut, Gramos Hashani, në paraqitjet publike ka folur për projekte strategjike dhe modernizim të sektorit energjetik.
Madje, në komunikimet zyrtare të KEK-ut është theksuar mbikëqyrja e projekteve për modernizimin e TC Kosova B./lajmi.net/