Prishtinë: Nga 7 deri më 12 maj mbyllet për qarkullim rruga “RR Vicianum” në Arbëri për shkak të asfaltimit
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur përmes një njoftimi për qytetarët se në lagjen Arbëria do të realizohen punime në rrugën “RR Vicianum”, me qëllim trajtimin e saj me shtresë asfalti. Sipas njoftimit, nga data 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e…
Lajme
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur përmes një njoftimi për qytetarët se në lagjen Arbëria do të realizohen punime në rrugën “RR Vicianum”, me qëllim trajtimin e saj me shtresë asfalti.
Sipas njoftimit, nga data 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e automjeteve për shkak të punimeve në terren.
Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë kësaj periudhe dhe kanë rekomanduar që të shfrytëzohen rrugë alternative për qarkullim.
Komuna ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre gjatë realizimit të këtyre punimeve infrastrukturore. /Lajmi.net/