Investim 237 milionë dollarësh nga SHBA, Anu Prattipati: Energjia është siguri kombëtare dhe zhvillim për Kosovën

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka marrë pjesë në ngjarjen e programit MCC-Kosovo Compact, ku është theksuar progresi në partneritetin prej 237 milionë dollarësh ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes MCC-së, dhe Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, ky investim i rëndësishëm po synon të…

Lajme

06/05/2026 14:30

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka marrë pjesë në ngjarjen e programit MCC-Kosovo Compact, ku është theksuar progresi në partneritetin prej 237 milionë dollarësh ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes MCC-së, dhe Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, ky investim i rëndësishëm po synon të forcojë sigurinë energjetike në Kosovë duke adresuar furnizimin jo të qëndrueshëm me energji elektrike, si dhe duke modernizuar infrastrukturën energjetike të vendit.

Gjithashtu, projekti pritet të krijojë mundësi të reja për kompanitë amerikane, duke përfshirë investime në sektorin e energjisë, ruajtjen e energjisë dhe zhvillimin e fuqisë punëtore në Kosovë.

Ndryshe në deklaratë theksohet se ky bashkëpunim mbështet rritjen ekonomike afatgjatë dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa siguria energjetike cilësohet si pjesë e sigurisë kombëtare. /Lajmi.net/