Lladrovci nderon në Gllogjan dhe Deçan Luan Haradinaj dhe Smajl Haradinaj: Haradinajt e Gllogjanit, shembull i heroizmit epik
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në homazhe në Gllogjan dhe Deçan me rastin e përvjetorit të rënies heroike të Luan Haradinaj dhe përkujtimit të veprimtarit Smajl Haradinaj. Ai ka vendosur buqeta me lule në Memorialin e dëshmorëve, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë, duke nderuar jetën dhe veprën e…
Lajme
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në homazhe në Gllogjan dhe Deçan me rastin e përvjetorit të rënies heroike të Luan Haradinaj dhe përkujtimit të veprimtarit Smajl Haradinaj.
Ai ka vendosur buqeta me lule në Memorialin e dëshmorëve, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë, duke nderuar jetën dhe veprën e tyre.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, Lladrovci ka theksuar se në përvjetorin e 29-të të rënies së Luan Haradinajt është nderuar “luani i UÇK-së”, ndërsa është kujtuar edhe Smajl Haradinaj në përvjetorin e 17-të të kalimit në amshim.
Ai ka uruar gjithashtu Nënën Rukë, duke e vlerësuar si nënë heroinë që rriti dhe edukoi heronj të përkushtuar ndaj atdheut.
“Haradinajt e Gllogjanit janë shembull i heroizmit epik për brezat e tashëm dhe të ardhshëm. Lavdi e përjetshme për Luan dhe Smajl Haradinajn! Lavdi UÇK-së!”, ka shkruar Lladrovci. /Lajmi.net/